Teqeja e Melanit, një nga thesaret e Luginës së Drinos (Foto)

22_bigTeqeja e Melanit është një qendër e rëndësishmë fetare në jug të vendit për besimtarët myslimanë bektashi, të cilët çdo vit shkojnë aty për të festuar Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe Sulltan Novruzin. Në këtë objekt kulti me vlera të rralla arkitekturore dhe historike ka qëndrim të përhershëm një dervish. Në Melan shkohet nëpërmjet fshatit Glinë apo duke shfrytëzuar edhe rrugë të tjera alternative nga Libohova apo Nepravishta. Ndërtimet e tanishme të teqesë u bënë në vitin 1800 nga Baba Aliu nga Gjirokastra, varri i të cilit ndodhet në tyrben përballë ndërtesës kryesore të teqesë.

Muri masiv me blloqe poligonale dhe drejtkëndore që rrethon bregun ku ndodhet kalaje, të kujton fortifikimet antike. Muri është rindërtuar më vonë në shekullin e V ose VI e.j., kohë kur shumë nga këto pika në majë të kodrave u rifortifikuan ndërsa Perandoria Romake po shembej. Ka mundësi që këto të jenë mbetje të Justinianopolis, një qytet i shekulli VI, vendndodhja e të cilit nuk është zbuluar.

Ndërtesa kryesore ka një sallë rrethore lutjesh me dhoma dhe galeri anësore. Fasada e ndërtesës ka një galeri të bukur të sipërme dhe në tërësi është ndërtuar në stil tipik epirot me blloqe tipike të prera saktë të zonës. Teqeja e tanishme është ndërtuar mbi një ngrehinë bektashiane të mëparshme, e cila drejtohej nga Baba Hasani. Teqeja e dikurshme ishte përgjatë anës lindore të luginës që ka qenë rruga kryesore drejt veriut. Baroni anglez Cam Hobhouse kaloi këndej më 1809 me mikun e tij Lord Bajronin gjatë udhëtimit të tyre nga Preveza për të vizituar Ali Pashën në Tepelenë. Kjo rrugë e humbi rëndësinë kur Ali Pasha ndërtoi një varg urash dhe rrugësh me kalldrëm përmes pjesës së ulët të luginës. Të hënën, teqeja është gati për të pritur qindra besimtarë bektashinj që festojnë Fiter Bajramin. 

581556_419817464720288_1749784148_n

72889_10151336546798290_1343948373_n

554426_473394126029288_1402145982_n

1385093_566474646721235_1494456422_n

1551564_614093965292636_21511015_n

Libohova Online