“Tërmet” në Policinë e Shtetit, drejt shkarkimit edhe drejtori i Gjirokastrës

Pas shkarkimit të Ardian Çipës nga posti i  zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin e Krimeve të Rënda, pritet të ketë largime të tjera nga radhët e policisë. Mes emrave është Altin Qato, shkruan lapsi.al

Një prej emrave të lakuar është edhe ai i Skënder Kalemit, Drejtori i Hetimit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, i cili ka në vartësi direkte të gjithë zinxhirin e policisë që ka përgjegjësinë për luftën kundër kanabisit.

Po ashtu pritet të nisë një tërmet i vërtetë në strukturën e policisë me lëvizjen e pjesës më të madhe të drejtorëve të policisë në qarqe, Jaeld Çelën që drejton Policinë e Vlorës, Perlat Cullhaj që drejton Policinë e Durrësit, Ermal Muçën që është në krye të drejtorisë së Policisë së Lezhës, Alban Çelën që drejton Policinë e Shkodrës, Alfred Çepen që drejton policinë e Elbasanit, Aranit Arapin që mban postin e drejtorit të policisë së Gjirokastrës. Arapi është gjithashtu në procedim disiplinor pas zbulimit të magazinës me 12 ton kanabis në Përmet.

Në vend të Ardian Çipës, sipas burimeve të Lapsi.al, mendohet se do të vijë Sokol Bizhga, që aktualisht mban postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike./lapsi.al