Thirrja e Flamur Golemit: Nxirrni në pension kandidatin e çadrës, ‘pushoni’ nga puna deputetin 20 vjeçar

Takimi i radhës së Flamur Golemit ishte me banorë të lagjes “11 Janari” në Gjirokastër.

Sipas tij në 25 qershor ndahen dy botë. Nga njëra anë tha ai është kandidatura e çadrës që pret të dalë në pension, duke nënkuptuar Tritan Shehun, si dhe deputeti 20 vjeçar që nuk di të tërhiqet dhe as të mbajë përgjegjësi, duke iu referuar Vangjel Tavos.

Ndërsa nga ana tjetër, tha Golemi, është ekipi i PS-së që kërkon votëbesim për një mandat të dytë, për të qeverisur të vetëm, për të vazhduar me investimet dhe reformat që forcojnë shtetin, krijojnë vende punë dhe rrisin mirëqënien.

“Ju e keni në dorë me votën tuaj, prandaj mos e shpërdoroni. Bëhuni bashkë dhe “pushoni nga puna” deputetin 20 vjeçar, nxirrni në pension të parakohshëm kandidatin e çadrës. Gjirokastra nuk duhet të jetë strehë për asnjë nga ata të dy. Votë vetëm për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën Kryeministër”, shprehet Golemi.