Thirrje për ndihmë/ Zhduket pa gjurmë 17-vjeçari nga Libohova

Një i ri nga Libohovës është zhdukur në rrethana misterioze. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Izet Tosuni, i cili ka humbur kontaktet me familjarët që prej 5 ditësh dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit që është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë.

Ata tregojnë se humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

17-vjeçari punonte si bari ne fshatrat e Dropullit. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim. Nëse dikush e ka parë apo ka dijeni për të le të kontaktojë me policinë në numrin  129.