Tjetër aksident i rëndë, 48-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Gjirokastrës (FOTO)

Ndërsa një ditë më parë në spitalin e Gjirokastrës ndërroi jetë 33-vjecari nga Saranda, Ervis Taka, një tjetër person i aksidentuar vdiq sot pasdite. Aksidenti ndodhi në rrugën Gjirokastër-Tepelenë pranë Ujit të Ftohtë. Viktima është 48-vjecari Behar Malka. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Luzat. Dy automjetet ‘Audi’ dhe ‘Benz’ u përplasën me njëra-tjetrën. Më poshtë njoftimi i policisë Gjirokastër për ngjarjen e rëndë.

Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, në vendin e qujatur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete. Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi Behar Malka si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndëruar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.