Tjetër aksident në Gjirokastër, plagosen dy gra te ‘Lapidari i Hormovës’

Pas aksidentit të sotëm pranë ‘Kthesës së Libohovës’, një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Siç njofton policia e Gjirokastrës, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë janë plagosur lehtë dy gra, të cilat ndodhen në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për këtë ngjarje.

Në datë 22.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  për shtetasin A.Ç, 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në vendin e quajtur Lapidari i Hormovës, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Hynday”, , ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore, ku si pasojë janë dëmtuar shtetaset Th.H dhe F.H, banuese në Përmet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.