Tjetër aksident, përplaset makina e policisë në Qafën e Muzinës

kjjjjPas aksidentit në Bistricë, një tjetër aksident ka ndodhur ne Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Kësaj here është përplasur një makinë e policisë rrugore.

Në foto kuptohet për një përplasje të lehtë që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pasditen e sotme terreni ka qenë shumë i rrëshqitshëm për shkak të shiut, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.