Toka të përmbytura në Libohovë, Vrisera dhe Mashkullorë

 Toka të përmbytura në Libohovë, Vrisera dhe Mashkullorë

Permbytje-626x380Reshjet e shumta të shiut një natë më parë kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave në Libohovë, Mashkullorë dhe Dropull. Sipas informacioneve nga Bordi i Kullimit Gjirokastër për fat të mirë nuk ka dëmtime të digave të rezervuarëve apo pritave malore, çka mund ta rëndonin më shumë situatën. Prurjet e shumta të lumit Kseras kanë përmbytur një sipërfaqe të madhe toke pranë fshatit Vrisera.

Autoritetet e Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore dhe po monitorojnë situatën. Reshjet e shiut parashikohen të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Një natë më parë nga përmbytjet humbën jetën 3 persona në qarkun e Lezhës.

Libohova Online