Tonight Ilva Tare, në Gjirokastër për “Kronikë në gur” (Video)

emisiiGjirokastra, e njohur ndryshe si qyteti i gurtë, është stacioni i tretë i ciklit veror “Tonight Ilva Tare”, “Të njohim Shqipërinë”.

Një qytet i cili prej 2005 ka statusin e trashëgimisë kulturore, duke u bërë pjesë e UNESCO-s. Ajo është një nga shembujt mbetur në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. Paralelisht me Gjirokastrën antike po zhvillohet një tjetër Gjirokastër, ajo moderne, në pjesën e poshtme të qytetit, me ndërtime të reja.

Restaurimi i shtëpive të vjetra, duke ruajtur karakteristikat tregon se banorët e këtij qyteti e kanë kuptuar se turizmi përbën të ardhurat kryesore të Gjirokastrës.

Arkitekti, Kreshnik Merxhani, e ka cilësuar Gjirokastrën si një nga qytetet më të ruajtura që nga periudha Osmane, ku gjendet kulmet arkitekturore të asaj kohe. Ai fton arkitektët të vijnë dhe të kultivohen nga kjo estetike 600 vjeçare.

Albert Kasi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, tha se ka ardhur koha që të shihet një vizion i përbashkët i popullit dhe i institucineve për të ruajtur vlerat e këtij qyteti.

Paneli: Albert Kasi(drejtor i Drejtorisë rajonale të kulturës Kombëtare); Kreshnik Merxhani (arkitekt); Qazim Tuqi (Pronar shtëpie karakteristike, Gjirokastër); Blerim Kore (Gazetar i trashëgimisë kulturore);

Një pjesë e intervistës së gazetares  Ilva Tare, me të ftuarit

Ilva Tare:  Ka ardhur momenti ta njohim dhe ne Gjirokastrën?

Albert Kasi: Unë besoj se jeni të vonuar, sidomos ju nga Tirana. Ka 1 mijë arsye se përse duhet të vish në Gjirokastër. Për të vizituar Gjirokastrën duhet të kesh një kulturë pak me tepër se mesatarja, duhet të kesh shëtitur goxha.

Ilva Tare: Po bëni pak racizëm. Në kuptimin që ata që nuk kanë shumë kulturë  mos të vijnë në Gjirokastër?

Albert Kasi: Jo, ndoshta po të vijnë do thonë që nuk është qytet i bukur, ca gurë të vendosur.

Kreshnik Merxhani: Për ne si arkitekt është një libër i madh, me shumë mundësi, është një nga qytetet më të ruajtur që nga periudha Osmane. Gjen kulmet e arkitekturës së asaj periudhe, deri tek më të thjeshtat.

Ilva Tare: Ju si arkitektë keni pak konflikt interesi, nuk i shprehni dot idetë tuaja, duhet të mbani këto që keni?

Kreshnik Merxhani: Jo, është konflikt interesi për sa i përket krijimtarisë thoni ju? Në Shqipëri është keqkuptuar sepse nisim të krijojmë pa kuptuar. Do thoja që është një moment për t’i ftuar arkitektët të vijnë dhe të kultivohen nga kjo estetikë, e cila është kultivuar para 600 vjetësh.

Ilva Tare: Si keni qenë me turizmin?

Qazim Tuqi: Kemi rritje graduale, qoftë vendas dhe të huaj. Jemi të kënaqur!

Ilva Tare: Ju jeni të kënaqur, po turistët?

Qazim Tuqi: Shumë të kënaqur, duket në faqet e internetit, me vlerësimet që bëjnë.

Ilva Tare: Cila është verejtja më e madhe?

Qazim Tuqi: Verejtja më e madhe është që duhet të këtë pak aktivitet më të mbushur për të vizituar gjëra më shumë.  Por, Gjirokastra është një nga qytetet që i pëlqen më shumë nga Shqipëria, nga pamja, gatimi. Kemi pak hotele, por turizmi është në rritje, sepse edhe qeveria po e vlerëson Gjirokastrën. Është për tu vlerësuar dhe admiruar.

 Ilva Tare: Kaq bukur janë gjërat?

Blerim Kore: Gjirokastra ka të mirat dhe elementët e dobishëm ose dobësite për turizmin. Kjo trashëgimi, kjo pasuri komunitare nga të parët duhet të dimë ta menaxhojmë në mënyrë që të nxjerrim fitime financiare qoftë për brezat aktual dhe të ardhshëm.

Ilva Tare: Çfarë ka Gjirokastra?

Albert Kasi: Pa vlerën e saj kulturore do ishte vështirë ta veçonim nga qytetet e tjera dhe qytetet e Europës Lindore. Nëse duam të ruajmë tiparin unikal të këtij qyteti duhet, ruajtur karakteristika e këtij qyteti. Qasja e integruar e menaxhimit të qyteti të Gjirokastrës ka nevojë për fonde. Projekti për ruajtjen e Gjirokastrës nuk është vetëm një projekt restaurimi, por është një projekt dashurie dhe vemendje pasi këtu ka shumë problematika. Ka ardhur koha që të shihet një vizion i përbashkët i popullit dhe institucioneve për mënyrë ne zhvillimi, nëse duam ta ruajmë këtë qytet.

Ilva Tare: Ka ndjeshmëri nga komuniteti, e kanë këtë vetëdije që është moment ta kthejnë në përfitim këtë pasuri që kanë?

Albert Kasi: Qëllimi i këtij vizioni është që institucioni dhe qytetarët duke punuar së bashku të marrin përgjegjësi individuale dhe të sigurojnë që plani për zhvillimin për të ardhmen të ruajnë atmosferën e qytetit të vjetër si pasojë e konsiderimit të pamjeve dhe volumeve të ndërtesave. Po të shohësh qytetin poshtë nuk të lë shumë për të dëshiruar, kjo është përgjegjësi e insitucioneve dhe qytetarëve . Ka një sensibilizim, por kjo punë është në vazhdimësi.

Ilva Tare: Qytetarët e kuptojnë kur ndjejnë një përfitim, ndryshe ndërgjegjia nuk iu del papritur në sipërfaqe, e kanë ndjerë që për shkak të këtyre monumeteve kanë disa të mira?

Albert Kasi: Ne kemi disa biznese që pasi kanë restauruar një shtëpi kanë marrë një të dytë. Eshtë një situatë e ndryshuar. Këta kanë nisur t’i ndjejnë lezetin kësaj pune, duke shfrytëzuar në mënyrë të përshtashme trashëgiminë kulturore.

Blerim Kore: Mendoj se qytetarët e kanë ndjerë se turizmi është prespektiva e këtij qyteti. Kompleksi ku ndodhemi është investim privat. Edhe në Pazar kemi 3 investime private. Kemi parasysh shitjen e “Hotel Çajupi” nga biznesi. Kemi ish “Hotel Argjiro” e cila po rikostruktohet. Kemi banesën Bexheti e cila është blerë nga një biznes privat dhe po restaurohet. Pra është shembull që biznesi privat, njerëz që kapitalin e tyre nuk e investojnë në mënyrë të gabuar. Kjo është karakteristike e tanishme. Personalisht e mendoj Gjirokastrën si zonë jo të shkëputur, si zonë arkeologjike. Pa ato ndërtimet aty poshtë, qyteti nuk mund të mbahet. Në pjesën muzeale nuk ka mjedise akomoduese. Ka patur raste kur evenimentet nuk janë zhvilluar në zonën muzeale, sepse kanë ardhur autobusë me turistë të cilët duan të akomodohen dhe nuk kanë se ku. Pa ato ndërtimet dhe hotelet poshtë pjesa lart nuk mund të mbahet. Qyteti do zmadhohet, çështja është që të mos preket kjo zonë historike.

Ilva Tare: Eshtë një pllakë aty tek dera ku thotë se “ Ky mur është bërë me gurë të shtëpisë së familjes Kodra (Nishani) dhe Pallatit të Kulturës”. Pra e gjithë pjesa e murit, gurët janë ruajtur?

Blerim Kore:  Në pjesën e brendshme është ruajtur një fasadë e dikurshme e Pallatit të Kulturës e cila është bërë me arkitekturën italiane. Sipërfaqja e gurit këtu nuk është e sheshuar por në formë piramide. Zotëria e ka ruajtur atë gjë dhe ka bërë gjënë më të mirë. Prandaj iu thashë që nuk është thjeshte investim biznesis, është investim dhe për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Kreshnik Merxhani: Është ajo që thotë Kadareja, është shpjegimi më i mirë, që është si një qënie prehistorike që i kapet kodres. Një lagje e gjysëm kemi këtu, qe e kemi në luginë, gjithë lagjet e tjera janë në krye të luginës. E shfrytëzojnë peisazhin në mënyrë të jashtëzakonshme, përtej kalasë që është qëndra kompozicionale e qytetit. Pjesët e tjera shfrytëzojnë këtë. Dua ti kthehem argumentit: “Ky qytet i ri, qytet i vjetër, nuk duhet të krijojmë çarje të tilla, duhet të ketë një harmonizim”. Nga pikëpamja e arkitekturës, kjo shpërfillja që i bëhet, siç shpërfill Saranda detin me ndërtimet, kështu është dhe pjesa poshtë që shpërfill pjesën lart, qoftë nga fryma arkitektonike qoftë dhe nga peisazhi. Qyteti nuk mund të konceptohet i ndarë dhe ky duhet të jetë një mësim.

Ilva Tare: Ka mundësi për ta harmonizuar pjesën e vjetër ?

Kreshnik Merxhani: Ka disa përpjekje.

Ilva Tare: Po xhelozi ndaj banorëve ka?

Kreshnik Merxhani:  Eshtë ajo që tha Blerimi, njerëzit kanë kuptuar.

Blerim Kore: Një pjesë e familjeve mund të kenë prindërit poshtë dhe zbresin, nuk flitet për qytet të ndarë. Pjesa e sipërme dhe pjesa e poshte janë kufinjtë e një qyteti.