Topi në Gjirokastër: Reforma territoriale duhej të kryhej me kohë

topi1Shqipëria ka ende probleme të thella me demokracinë. Gjëja më e mjerueshme për këtë vend është ç’organizimi i së djathtës. Kështu ka pohuar nga Gjirokastra kryetari i FRD-së Bamir Topi. Gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike, Topi ka deklaruar për A1 Report, dakordësinë mbi reformën territoriale për të cilën u shpreh se duhej të ishte kryer kohë më parë, ndërsa ardhjen e parlamentarëve evropianë, e ka cilësuar si të tepruar dhe në një moment jo të përshtatshëm.

Topi ka kërkuar nga përfaqësuesit e PPE dhe PE, ta shohin më me shqetësim situatën politike në Shqipëri pasi PD, që e ka konsideruar si një parti të familjes, jo demokratike, pasi për të ky subjekt politik, e ka lenë vendin pa të djathtë dhe pa opozitë. I pyetur mbi reformat e ndërmarra nga qeveria, Bamir Topi është shprehur se shteti ka nevojë të hyjë në normalitet, por burgu nuk është zgjidhja e duhur duke patur parasysh faktin që shoqëria jonë është tradicionalisht e traumatizuar.

Libohova Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *