“Tradita Libohovite”, festojmë së bashku në 21 gusht

IMG_0176Rikthehet festa e përvitshme “Tradita Libohovite”. Libohova Online mëson se për sivjet festa do të organizohet në datën 21 gusht, ora 19:00. Si gjithnjë vendi ku do të mbahen festimet është sheshi përballë sarajeve të Myfit bej Libohovës.

“Tradita Libohovite” është një ngjarje e rëndësishme për qytetin dhe gjithë zonën përreth, që tashmë përbën Bashkinë e re të Liboovës. Për të paktën një natë, kjo festë mbledh në Libohovë shumë njerëz; libohovitë që jetojnë në emigracion apo vende të tjera të Shqipërisë, si dhe banorë të zonave përreth.

Prej mbrëmjes e deri në agim, sheshi në qendër të Libohovës, shndërrohet në një skenë ku interpretohen vallet popullore dhe qytetarët shijojnë ushqime të ndryshme të ofruara prej restoranteve të zonës. Libohova Online ju fton të vini në Libohovë mbrëmjen e datës 21 gusht dhe të argëtoheni në këtë festë tradicionale. /#LibohovaOnline.