Trafikantët njoftohen një natë para/ Cilët janë oficerët e policisë në Gjirokastër që dekonspiruan operacionin?

asfdghgGjatë ditë së sotme Policia e Gjirokastrës zhvilloi një operacion antikanabis në Memaliaj, ku sekuestroi rreth 1.8 ton kanabis, si dhe arrestoi 4 persona, ndërsa shpalli në kërkim tre të tjerë.

Lapsi.al mëson detaje të tjera nga ky operacion i urdhëruar dje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burimet thonë se ka oficerë policie të implikuar në këtë rast.

Në vijim të hetimeve Prokuroria e Krimeve të Rënda ka komunikuar mbrëmë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke i kërkuar ndërhyrje për sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e personave të implikuar.

Po kështu është vënë në dijeni për operacionin edhe Drejtoria e Policisë Gjirokastër, por burimet e Lapsi.al nga Krimet e Rënda, shtojnë se trafikantët janë njoftuar për të lëvizur mallin pasi do të ketë operacion policor. Dhe kështu ndodhi, trafikantët e kanë transportuar kanabisin në një bazë tjetër, për të cilën sërish Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dijeni të plotë. Sot gjatë operacionit, organi i akuzës e orientoi policinë në vendodhjen e re, pikërisht aty ku ishte vendosur lënda narkotike.

Ky është një tjetër rast që tregon implikimin e strukturave policore në mbrojtje të trafikantëve të drogës. Sikundër është raportuar kohë më parë, Shërbimi Informativ Shtetëtor i kë dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda një hartë me zonat konkrete dhe emrat e personave të implikuar në kultivimin dhe trafikun e drogës.

Mbi bazën e këtij dokumenti punon organi i akuzës, që shpesh herë është përplasur me Policinë e Shtetit për çështjen e kanabisit. Personat e arrestuar gjatë operacionit të sotëm janë:                      

Besim Zika, 46 vjeç, Pëllumb Rona, 55 vjeç, Festim Rona, 65 vjeç dhe Çoban Kalemi, 52 vjeç, që të gjithë banues në Memaliaj. Në kërkim u shpall G.G dhe dy shtetas të tjerë.

/LAPSI.AL/