Trafikonte vajza për prostitucion, arrestohet në Kakavijë 30-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka vënë në pranga një 30 -vjeçar nga Fieri, pasi akuzohet për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni” dhe “trafikim i personave të mitur”.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet D.M, banues në Fier. Ai ishte shpallur në kërkim dhe është ndaluar në policinë kufitare në Kakavijë.
Njoftimi i plotë
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër Më datë 29.06.2017, në P.K.K Kakavijë, u kap shtetasi D.M, vjeç 30, banues në Fier, shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i personave të mitur”. Nenet 114/1 e 110/a të Kodit Penal.