Trafiku i drogës, kush janë tre gjirokastritët e arrestuar sot në Vrisera

5bdd24de5d0bcdcb0ddd2bee990df6c3_xlNë kuadër të planit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga punonjësit e Policisë Kufitare të Gjirokastrës që kryenin shërbim në vijën e gjelbër u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike.

Në dalje të fshatit Vrisera, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare në mjetin tip “Nissan”, me targa AA 061OK , me drejtues shtetasin Paulin Brahimi dhe me pasagjerë shtetasit Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, u konstatuan disa pako poshtë kofanos së mjetit, në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. 

Policia njofton se pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se poshtë kofanos ndodheshin 10 pako të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Paulin Brahimi, 38 vjeç, banues në Gjirokastër, Kastriot Llupi, 26 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe Vilson Rushi, 25 vjeç, banues në Gjirokastër .

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 281/a/2 të Kodit Penal