Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, dy të arrestuar (Emrat)

Nga shërbimet e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë F.N.SH Fier, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Andrea Qerimi , 26 vjëç , banues në Tiranë.

Artiles Zeqirja, 32 vjeç, banues në Tiranë .

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar t’iu japin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet ka qënë dhe shtetasi E.Ll, 26 vjeç, banues në Bilisht, Korçë, po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298/3 i Kodit Penal.