Tragjedi amerikane, babai vret 5 fëmijët e tij, trupat në qese mbeturinash (Video)

140909-timothy-ray-jones-1900_a47f170d214c420dda14eb2fb2fcd927Trupat e dekompozuar të 5 fëmijëve, nga mosha dy deri në tetë vjeç, u gjetën në qese mbeturinash sot në një nga rrugët e shtetit të Alabamas në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Babai i tyre ka pranuar vrasjen, duke çuar më pas edhe policinë në vendin e ngjarjes. Timothy Ray Jones, babai i fëmijëve, nuk dha asnjë motiv për vrasjet, të cilat i rrëfeu përpara autoriteteve në Misisipi.

Në një deklaratë për mediat, sherifi i qarkut të Lexington, tha se fëmijët janë denoncuar të zhdukur nga nëna e tyre me tre shtator.

Fëmijët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, jetonin sëbashku me nënën e tyre në afërsi të Lexington, në Carolinën e jugut. Sipas autoriteteve lokale, Jones kishte kujdestarinë e përbashkët me ish gruan e tij, por ligji i kishte përcaktuar kujdestarinë kryesore.

Vrasja u zbulua thuajse rastësisht, pasi babai i 5 fëmijëve u ndalua nga policia rrugore e Misisipit dhe më pas u arretsua për drejtim të automjetit nën ndikimin e substancave të ndaluara.

Gjatë kontrrollit të ushtruar në makinën e tij, u gjetën disa kimikate, mes të cilave edhe acid klorhidrik, gjak dhe lëngje të ndryshme.

Fëmijët u gjetën në një zonë rurale në jugperëndim të Alabamas. Jones ndodhet në paraburgim, në pritje të ekstradimit në Smith County në Karolinën e Jugut./ora news