Tragjike në Dervician, humb jetën vajza 12-vjeçara pas zjarrit në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dervician të Dropullit mbrëmjen e sotme.  Si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e shtetasit Irakli Ndrico, ka ndërruar jetë vajza e tij 12-vjeçare, Krisanthi Ndrico.  Në pamjet e publikuara, shihet se si orenditë shtëpiake janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa një tym i madh shpërndahet në të gjithë hapësirën e banesës. Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por plagët ishin fatale për vajzën e cila vuante nga autizmi. Vajza është transportuar e plagosur në spitalin e Gjirokastrës, por ndërroi jetë më vonë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Hetimi pritet të zbardhë më tepër.