Trajneri serb rikthehet në Gjirokastër, shpartallon Luftëtarin 3 me 0. Ish ekipi i tij në krizë të thellë

U luajt në Gjirokastër takimi i vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superiore mes Luftëtarit dhe Kukësit, ku triumfues ka dalë skuadra e Milinkoviç me rezultatin e pastër 0-3. Edhe pse me emërimin e trajnerit Hasan Lika në krye të pankinës bluzi u shpresua për një rikthim te rezultatet positive kjo gjë nuk ka ndodhur. Kukësi e ka dominuar takimin duke mos e vënë për asnjë moment në rrezik fitoren.

Aleksi

Kampionët në fuqi të Supëriores gjetën golin e parë në minutën e 19-të pas një incidenti të rallë në minutën e 19-të ku mbrojtësi Beqiri la lojës, pa vërshëllimit të një bilbili nga tifozët Gjirokastrit. Bakaj ka përfituar nga ky moment duke e dërguar topin në rrjetë.

ft

 

Në minutën e 27-të ishte përsëri sulmuesi tiranas, i cili nga pika e bardhë e penalltisë dyfishoi rezultatin. Për t’i vendosur “kapakun” sfidës mendoi sulmuesi azerbajxhanas Alijev, i cili në minutën e 73-të goditi saktë nga brenda zonës duke trefishuar rezultatin. Me fitoren e sotme Kukësi ngjitet në kuotën e 16-të pikëve po aq sa Skënderbeu i vendit të pare. Ndërkohë që Luftëtari pozicionohet në vendin e parafundit me 5 pikë.