“Traku Fest”, atmosferë festive në zonën muzeale të Gjirokastrës

trakaAshtu sikundër pritej festivali “Traku Fest” mbushi mbrëmë zonën muzeale të Gjirokastrës me qytetarë të shumtë që kishin dalë për të ndjekur nga afër aktivitetet e programuara në ditën e parë të këtij eventi. Mes të pranishmëve kishte edhe shumë vizitorë të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit.

“Traku Fest” ngriti siparin në shtëpinë e Skëndulatëve, ku u çel kinemaja verore. Më pas u hap në pazarin karakteristik panairi i kulinarisë, me gatime tradicionale të zonës së jugut. Vijoi më pas me performancën muzikore të grupit “Lynx Band” dhe interpretimet e Dj Lura. Edhe sot në ditën e dytë të këtij eventi janë planifikuar një sërë aktivitetesh.