Transportonin drogë me çanta drejt kufirit grek, arrestohen dy të rinjtë nga Gjirokastra

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në Igumenicë, pasi janë kapur me lëndë narkotike. Operacioni është zhvilluar në Kestrinë, pranë kufirit greko-shqiptar, ndërsa në pranga kanë përfunduar shqiptarët Erjol Rrushi 24 vjeç, banues në Gjirokaster si dhe Asllan Kotrosi 22 vjeç banues në Gjirokastër. Dy shqiptarët u arrestuan pasi po transportonin në këmbë 2 çanta që përmbanin 14 pako me 27 kg 640 gram marijuanë. Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafik droge.