Transportonin kafe kontrabandë, arrestohen dy vëllezër nga Gjirokastra

kafeDy vëllezër nga qyteti i Gjirokastrës, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi u kapën duke transportuar kontrabandë 202 kilogram kafe ekspres.

Resul Hoxha 34 vjeç dhe Ermal Hoxha 31 vjeç ranë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar kafen  me automjetin tip “DACIA” me targa TR 7096 R, pa dokumentacion përkatës.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Resul Hoxha, 34 vjeç dhe Ermal Hoxha, 31 vjeç,  banues në lagjen ”Palorto” Gjirokastër.  Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi rreth orës 01:30, në rrugën Fier – Lushnje, në vendin e quajtur ”Safar”,  janë kapur nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier, duke transportuar me automjetin tip “DACIA” me targa TR 7096 R, një sasi prej 202 kg kafe ekspresi, pa dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Fierit.