Tre doganierë të arrestuar në Kakavijë, mes tyre edhe një femër

kakavijeNga shërbimet e Sektorit  Ekonomiko-Financiar është bërë arrestimi i shtetasit: Edison Qose, 42 vjeç, banues në Shkoz, Tiranë. Ky shtetas u arrestua  pasi në aksin rrugor Kakavije-Tepelenë, në automjetin tip ‘’Fiat’’ me targa AA513 IU, u  gjetën 1.3 ton mallra ushqimor, të cilat i kishte sjellë nga Greqia nëpërmjët Pikës Doganore Kakavije, duke shmangur detyrimet doganore, duke iu dhënë doganierit të turrnit shtetasit Ilirian Ymeraj një shumë prej 200 Euro.

Nga  Krimi Ekonomiko-Financiar është bërë arrestimi i shtetasit Ilirian Ymeraj, 42 vjeç, banues në Fier, me profesion doganier në Pikën Doganore Kakavije. Ky shtetas ka favorizuar kundrejt  shumës 200 Euro shtetasin Edison Qosja, duke iu shmangur detyrimit doganor.

Doganieri Ilirian Ymeraj porsa ka marrë vesh për arrestimin e poseduesit të mallrave  kontrabandë ka braktisur detyrën dhe është larguar por është kapur gjatë ndjekjes nga Policia e Gjirokastrës.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi  i dy daganierëve të tjerë Islam Thana, 42 vjeç, banues, banues në fshatin ‘’Picar’’, Gjirokastër, me pozicion pune doganier në Pikën Doganore Kakavije.

Eneida Çuçi, 35 vjeçe,  banuese në Gjirokastër, me profesion doganiere në Pikën Doganore Kakavije.

Të dy këta shtetas janë ndaluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elementet e veprës penale ‘’Shpërdorim Detyre’’  pasi kanë qënë në shërbim në Pikën Doganore Kakavije dhe me veprimet dhe me mos veprimet e tyre  kanë lejuar kalimin e automjetit  me ngarkesë ushqimore prej 1.3 ton mallra ushqimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rretjit Gjyqësor Gjirokastër  për veprime të mëtejshme.