Trendi më i ri i Instagramit “çmend” edhe të rriturit (FOTO)

Një trend i ri pushtoi mediat sociale gjatë kësaj jave, duke nisur prej Japonisë fillimisht, e më pas thuajse në të gjithë botën. Ishin pikërisht disa nëna të reja, që shfrytëzonin momentet më të përshtatshme për të shkrepur foto me foshnjat e tyre, por me një të veçantë: duke ua mbuluar të pasmet me një frut të ngjashëm si pjeshka.
 
Por trendi nuk mbeti vetëm si diçka që prekte vetëm fëmijët e vegjël, sepse shumë shpejt ishin edhe të rriturit që nisën të kopjonin.
 
Fotografi i njohur Cass Bird publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej supermodelja Karlie Kloss, të pasmet e së cilës ishin mbuluar nga një pjeshkë. Ky postim mori mbi 13 mijë klikime dhe mbi 200 komente që kur u shfaq për herë të parë.
 
Duket se trendi po përshkallëzohet dhe të gjithë të famshmit po tentojnë të publikojnë foto me të pasmet e tyre të mbuluara nga një frut si pjeshka. Nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe Kim Kardashian, e cila është e famshme për format e saj, por edhe nëse e bën këtë, do të duhet të mendohet mirë dhe të kërkojë gjatë për të gjetur ndonjë frut me përmasa gjigante./tch/