Tritan Shehu: Gjirokastra është bërë si Alepo, Rama po e diskriminon

“Ju po diskriminoni Gjirokastrën. Para ca ditësh unë publikova disa foto, a nuk ju duken pamjet me ato të Alepos”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po diskriminon qarkun e Gjirokastrës, pasi nuk i ka akorduar fonde. Shehu u ndal edhe tek shembja e dherave pranë një pallati 8 katësh në Gjirokastër, ndërsa pyeti Ramën se çfarë masash ka marrë për këtë situatë.

“Jepini përgjigjen vet nëse po e diskriminoni. Nuk është vetëm pjesa muzeale keq, por shihni çfarë po ndodh? Kodra po rreshket, kalaja po çahet. Ka lëvizje tektonike. Por ça mase keni marrë ju zoti kryeministër? Shkoni në Tepelenë dhe shihni ça ndodh? Ndërpriten dritat për 3 ditë. Ku derdhen ujërat e zeza të Përmetit, Memaliajt? Ky qark po diskriminohet”, tha Tritan Shehu.