Tritan Shehu merr zemër pas takimit me Dulen: Dalim forcë e parë në Gjirokastër

Tritan Shehu është takuar në Gjirokastër me Vangjel Dulen e PDBNJ-shit. Në një një dalje para mediave bashkë me Dulen, ai është shprehur se ndjehet entuziast për fitoren e 25 qershorit.

“Takimi me Vangjel Dulen, ka qenë i rëndësishëm në procesin e koordinimit të veprimtarisë së përbashkët teknike dhe në terren mes PD dhe PBDNJ-është shprehur Shehu. Janë të gjitha mundësitë që koalicioni opozitar, të dalë forcë e parë në Qarkun e Gjirokastrës madje shtohen edhe premisat si koalicion fitues në rang kombëtar”, tha Shehu.

Vangjel Dule nga ana e tij kandidon në listën e Vlorës, bashkë me Dashamir Tahirin, ish-deputetin çam të PDIU-së. Në Gjirokastër PD ka sjellë për votat e minoritetit, ish-ministrin Kosta Barka.