Tritan Shehu njeriu i Ilir Metës në listën e PD Gjirokastër? Flet ish-kreu i LSI-së

Presideni i zgjedhur, Ilir Meta dhe ish-kreu i LSI-së ka treguar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” për komunikimin e vazhdueshëm që mbante me Lulzim Bashën gjatë kohës së çadrës. Ai tha se me Bashën komunikonte përmes Tritan Shehut, aktualisht kryesuesi i listës së PD-së në qarkun Gjirokastër.

Në këtë moment, gazetari Ylli Rakipi e i ka thënë: “Ka ca zëra që thonë se ju keni ndikuar që Tritan Shehu të mbetet deputet në PD nga “garda e vjetër”.

Ndërsa Ilir Meta i është përgjigjur: “Jo jo, s’ka lidhje fare, nuk ndërhyj unë tek të tjerët. Dikush ka ndërhyrë tek listat e PD-së, por jo unë”.

Kandidimi i Tritan Shehut në Gjirokastër është komentuar gjerësisht në media si zgjedhje e pakuptimtë nga Basha, duke u nisur nga ajo që përfaqëson Shehu, një figurë politike e vjetëruar në prag të pensionit. Shehu ka qenë ish-kryetar i PD-së, ish-ministër i Jashtëm dhe zv.Kryeministër deri në trazirat e vitit ’97. Më pas doli kundër Berishës, duke iu bashkuar PDR-së së Genc Pollos.

E nëse i beson fabulës së Bashës për “Republikën e Re”, veç me Tritan Shehun që s’ka asnjë lidhje.

/Libohova Online/