Tritan Shehu ‘përgjon’ drekat e mësuesve, i kërkon llogari Lindita Rovës për rrogën (Shkruan sërish me gabime)

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Gjirokastër, Tritan Shehu, hedh dyshime për përdorim të mësuesve në fushatën elektorale. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai flet për një drekë që Lindita Rova, drejtoresha e DAR Gjirokastër, organizon në Terihat me mësues, me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Ja cfarë shkruan Shehu, në një shënim të mbushur plot me gabime drejtshkrimore.

A PO PERDORET DREJTORIA E ARESIMIT TE GJIROKASTRES NE FUSHATE ELEKTORALE!?

Drejtoresha e DAR Zj. Lindita Rova kerkon te “ftoje” me detyrim neser ora 14 ne Terihat per dreke te gjitha mesueset e juridiksionit te saj, reth 350, gjoja per mbylljen e vitit shkollor.

Psh. ne Libohove kete “ftese” po e percjell me imponim Zj. Elsa Gogo, mesuese dhe antare e KZAZ per PS, si edhe drejtorite e shkollave kudo.

Si rastesisht ne kete dreke thuhet se do te “duken” edhe kandidate per deputete te PS!

Eshte hera e pare qe organizohet nje “dreke” e tille, qe cuditerisht eshte programuar 4 dite para zgjedhjeve.

Zj. Lindita duhet te na skjaroje se kush e sponsorizon kete “dreke”; nuk besoj se drejtoresha me rrogen e saj mund ta perballoje kete!

I KERKOJ URGJENTISHT MASH TE VEPROJE KONFORM REGULLAVE.

/ArgjiroLajm.net/