Tritan Shehu të lë pa fjalë: Në Gjirokastër nuk është traditë të filmosh drekën, Rama gaboi

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, një ditë më parë.

Në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Rama abuzoi me mikpritjen gjirokastrite. Sipas tij, ai gaboi rëndë duke e keqpërdorur drekën familjare për “reklamë” politike a personale.

“Z.RAMA ABUZON ME MIKRITJEN GJIROKASTRITE! Kryeministri dje drekoi ne nje familje gjirokastrite, pra ne nje ambjent familjar aty. Por gaboi rende duke e keq perdorur kete fakt njerrezor per “reklame” politike a personale.
Z.KRYEMINISTER, NE GJIROKASTER NUK ESHTE AS TRADITE DHE AS ETIKE QE TE FILMOSH NJE DREKE NE NJE FAMILJE KU JE I FTUAR (NQS KA QENE KESHTU) DHE TA PUBLIKOSH ME TEJ ATE, SIC VEPRUAT JU SOT!
Gjirokastritet vertet jane shume mikprites dhe miqesore, por kane ne tradite dhe disa kode vlerash te cmuara, qe duhen respektuar. Ne fakt edhe keto rregulla flasin per emancipimin e larte te asaj popullesie. JU I SHKELET ATO SOT!”, shkruan Shehu