Tronditet Gjirokastra, vritet me sende të forta 35-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një djalë i ri është gjetur i plagosur në rrugë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja është regjistruar në afërsi të Teqesë në lagjen ‘Zinxhira’. Mesohet se i riu, është gjetur i shtrirë përtokë, ndërsa thuhet se ishte goditur me sende të forta. Viktima është identifikuar si Gjergj Ajmasi. Mësohet se i riu është pjesë e komunitetit rom, rreth 35 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si është plagosur i riu, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën.

Njoftimi i policisë për ngjarjen. 

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.