Trupa e teatrit të Gjirokastrës, komedia “Emigrantët” edhe në skenën e Teatrit “Kujtim Spahivogli”

10393902_902224986463575_5016692879885020593_n“Emigrantët”, është shfaqja e cila këtë fundjavë do të vihet në skenë në Teatrin “Kujtim Spahivogli” nga trupa e teatrit të Gjirokastrës.

Komedia e zezë “Emigrantët” trajton çështjen e lirisë dhe ka dy personazhe të dy skllevër, njëri i shtetit dhe tjetri i parasë.

Për regjisorin, Kudret Alika, krijimi i dy personazheve nga ana e autorit polak, Slavomir Mrozek, vetëm me iniciale nuk është i paqëllimshëm.

Shfaqja “Emigrantët” e cila zgjat rreth një orë e 15 minuta pas rivënies dy herë në teatrin e Gjirokastrës do të shkojë në jug të vendit, e më pas në Kosovë.