Turizmi, vendoset një Infopoint në Libohovë

Një pikë informimi (infopoint) është vendosur këto ditë në Libohovë, përballë sarajeve të Myfit Bej Libohovës.

Ajo do të shërbejë për orientimin, kryesisht të vizitorëve të huaj, që duan të shohin monumentet natyrore dhe kulturore të Libohovës.

Përbri fotos së këtyre monumenteve është një përshkrim i shkurtër në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe nuk mungon as legjenda në hartë. Vendosja e këtij infopoint-i u mundësia nga Bashkia Libohovë dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit.

Ndonëse është një përpjekje e mirë, sërish nuk mund të quhet e kompletuar për aq kohë sa Libohova nuk ka ende një sistem orientimi me tabela për rrugët e brendshme dhe destinacionet në funksion të turizmit. Bashkia Libohovë parashikon të ndërhyjë për këtë problem gjatë vitit të ardhshëm.
|Libohova Online|