Turqit mësyjnë në Berat e Gjirokastër: TV shtetëror TRT, dokumentar për dy qytetet shqiptare

Gjate-xhirimeve-te-dokumentarit-ne-Gjirokaster-1Në ekranin e rrjetit televiziv të Turqisë, TRT, gjatë kësaj vere do të shfaqen dy dokumentarë për qytetet muze të Gjirokastrës dhe Beratit. Gjatë ditëve të fundit një grup televiziv turk ka qenë i pranishëm në këto dy qytete duke realizuar filmime dhe intervista të ndryshme në lidhje me historinë dhe vlerat ndërtimore dhe arkitektonke që mbartin Gjirokastra dhe Berati, tashmë pasuri e UNESCO-s.

Dokumentari televiziv për Beratin titullohet “Jetë dhe njerëz” ndërsa ai për Gjirokastrën “Skena e madhe”. Shfaqja e këtyre dy dokumentarëve është pjesë e një cikli televiziv për vlerat turistike botërore që transmetohet çdo javë në kanalin turk TRT.

Grupi turk i xhirimit gjate punes ne Gjirokaster“Ne qëndruam një javë në qytetin e Beratit dhe një javë tjetër në Gjirokastër duke realizuar filmime të ndryshme. Përgjatë 50 minutave të transmetimit secili dokumentar do të prezantojë për miliona shikues në ekranin e TRT-së historinë dhe vlerat e këtyre dy qyteteve, tashmë emblematike për Shqipërinë ”, thotë Serkan Yildirim, drejtues i grupit të xhirimit të televizionit turk.

Secili dokumentar është bazuar mbi një subjekt të veçantë. Ai për qytetin e Beratit prezanton jetë të ndryshme njerëzore të lidhura me historinë dhe vlerat e tij.

Turqit gjate xhirimeve ne Gjikrokaster 3“Imazhet që kemi xhiruar në Berat dhe intervistat që kemi marrë kanë qenë mbresëlënëse për ne. Emocionet që kemi përjetuar do t’i përcjellim sa më të gjalla gjatë montimit dhe realizimit të tij”, thotë gazetari turk Musab Oguz.

Ndërkohë e veçantë për grupin e xhirimit të televizionit turk ka qenë edhe Gjirokastra. Dokumentari i titulluar “Skena e madhe” prezanton vlerat e qytetit të lidhura me historinë e organizimit të festivaleve folklorike në kalanë e Argjiros. Gazetarët dhe operatorët nga Turqia shprehen se në Gjirokastër janë munduar të fokusojnë çdo vlerë të qytetit, shtëpitë e gurta, Pazarin karakteristik, kështjellën shekullore.

“Ky qytet mbart vlera të veçanta të kulturës botërore çka do të lëjë mbresa dhe për shikuesit e dokumentarit”, thonë pjesëtarët e grupit të xhirimit nga Turqia. Të veçanta për ta kanë qenë filmimet në kalanë e gurtë dhe legjenda e princeshës Argjiro.

“Në dokumentarin që ka në qendër Gjirokastrën së bashku me një mjeshtër të punimeve në gur ne vizitojmë objekte të ndryshme “Monument Kulture” duke përshkruar vlerat dhe historinë e tyre”, thotë regjisori Dionis Papadhimitri, bashkëpunëtori shqiptar i grupit televiziv turk.

Turqit gjate xhirimeve ne Gjirokaster“Përgjatë dy javëve të qëndrimit në Gjirokastër dhe Berat’- vijon regjizori Papadhimitri, -mysafirët nga Turqia kanë evidentuar në imazhe filmike dhe informacion gazetaresk vlerat më të qenësishme të tyre me synim për ti prezantuar në mënyrë sa më cilësore për miliona shikuesit e kanalit TRT”.

Në fund të bashkëbisedimit operatorët, gazetarët dhe regjisorët nga Turqia nuk harrojnë të veçojnë mikpritjen e banorëve në të dy qytetet ku punuan për dy javë rresht. Dy dokumentarët e përgatitur për Gjirokastrën dhe Beratin do të shfaqen së shpejti duke përcjellë jo vetëm ne ekranin e TRT-së por edhe për miliona teleshikues vlerat e historisë dhe traditës shqiptare.

Sipas realizuesve të tyre, këto dokumentarë do të promovojnë edhe vlerat turistike të këtyre dy qyteteve duke rritur numrin e vizitorëve jo vetëm nga Turqia, por edhe vende të tjera të botës. Gjatë viteve të fundit Gjirokastra e UNESCO-s gjithmonë e më shumë është në qendër të shkrimeve, kronikave dhe dokumentarëve të përgatitura nga mediat prestigjoze botërore duke ndihmuar në promovimin e vlerave të historisë së qytetit por edhe në nxitjen dhe zhvillimin e turizmit./Tesheshi.com