U arrestua për pengamarrje, lirohet 30-vjeçari nga Lazarati pasi ishte shpallur i pafajshëm

Gjirokaster-Policia2 ditë pasi është arrestuar për pengmarrje, Bako Buzheri është liruar pasi ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

Buxheri ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale ”Rrëmbim e mbajtja peng e personit”.

Por Gjykata e Lartë me një vendim të datës 25 janar të këtij viti kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë duke e shpallur të pafajshëm Bako Buzheri.

Buxheri ishte arrestuar më datë 5 shkurt pasi policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij në Lazarat. Klikoni ketu per te lexuar lajmin e arrestimit te tij.