U deklarua i vdekur pas aksidentit, i riu gjallë në spital

tmp_970-aksident22-756561804Një 27 vjeçar i cili u raportua i vdekur një natë më parë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në fakt është gjallë.

Burime nga policia sqarojnë se 27-vjeçari Bledar Pula, i cili u njoftua se humbi jetën gjatë aksidentit kur ishte duke drejtuar motoçikletën e tij, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

27-vjeçari u përplas me një automjet tip “Audi” me targë të huaj MNTH 68, që drejtohej nga Igli Seiti, rreth 23 vjeç, banues në Delvinë.

Nga ky aksident i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi” (babai i Iglit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga ana e saj Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.