U ndalua për përdhunim, Gjini nga Gjirokastra sqaron akuzat: Nuk bëra asgjë, ma futi policia

gfhfghgjE mbani mend Gjinin, djalin nga Gjirokastra që u arrestua një ditë më parë, pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare? Sot Gjini në një prononcim për Jetaoshqef.al ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se nuk i ka bërë asgjë vajzës.

“Përshendetje Jeta Osh Qef!! Jam Xh.Gjini nga Gjirokastra dhe doja të sqaroja opinionin publik në lidhje me ngjarjen e djeshme! Ai lajm ishte i spekulluar nga mediat që per fat te keq në vend të mbroje qytetarin po e sulmon atë! Unë as kam bërë gjë me vajzën as e njoh e as me njeh! U sqaruan muhabetet, ndodhi një keqkuptim dhe unë jam i lirë në shtëpinë time..!!! Faleminderit!”, thotë Gjini.

Për të patur më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, 19-vjeçari është pyetur më tej, ku ka theksuar se e njihte vajzën, ndonëse fillimisht e mohoi këtë, por nuk ka bërë gjë me të.

Nëse kjo që thoni ju është e vërtetë, atëherë kush ju denoncoi?
Po mos të ishte e vërtetë nuk do isha jashtë tani, por do isha në burg.

Po thoni që nuk e njihni fare vajzën?
E njoh por nuk ishte për mua denoncimi. Kam deklarata të vajzës dhe nënës së saj që nuk kanë gjë me mua.

Po për kë ishte denoncimi?
Unë ju jap deklaratat të gjitha. Ma bënë për inat. Do ju lutesha që ta publikoje këtë lajm që opinioni publik të sqarohet, por dhe mua mos të më ngelet njollë e zezë për faj të mediave. Njerëzit e vajzës thonin nuk kemi gjë me këtë djalin keni keni u thonin e dimë ne.

Kush mund ta ketë bërë këtë për inat?
Një njeri në polici.

Xh.Gjini nga Gjirokastra u ndalua nga policia, pasi u akuzua se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. “19-vjeçari Xh.Gjini ka bërë seks me një 14-vjeçare me iniciale I.P. Akuza që rëndon ndaj Gjinit është ajo e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me një të mitur”’, thuhej në deklaratën e policisë.