Universitetet, shtyrja e afatit të transferimit, dokumentet që duhen

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresMijëra studentë të universiteteve private që iu është hequr licenca kanë pasur mangësi në dosje, ndaj për këtë arsye, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimeve për transferimin e studimeve deri në datën 13 tetor. Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë brenda këtij afati dokumentet e nevojshme në fakultetet ku dëshirojnë të transferojnë studimet. Por sipas udhëzimit të MAS, aplikimi nuk duhet të bëhet në dy universitete njëkohësisht. Shtyrja e afateve të aplikimit deri në datën 13 tetor, bën që studentët të mos kenë mundësinë që në rast se refuzohen nga universitetet publike, të aplikojnë në privat, pasi afatet tashmë këto institucione i kanë të njëjta. 

Shtyrja e afateve
MAS ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimit pranë IAL-ve publike për të gjithë kandidatët që transferohen nga IAL-të të cilave iu është hequr licenca, deri në datën 13 tetor 2014. Ky vendim u mor në vijim të evidentimit të nevojës për të plotësuar dokumentacionin nga ana e studentëve për të kryer aplikimin pranë IAL-ve publike, si dhe shqyrtimin e tyre nga komisionet përkatëse të ngritura nga këto IAL./GSH