Universitetet, sot publikohen listat përfundimtare të fituesve

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresMinistria e Arsimit shpall sot listat përfundimtare të fituesve në universitete. Nga faza e parë rezultuan rreth 19 mijë fitues, të cilët kishin plotësuar formularin e preferencave. 

Gjatë kësaj periudhe maturantët kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online. Ndërkaq, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, maturantët do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një. 

Ata që zgjodhën alternativën e dytë do të mund të verifikojnë sot në listë nëse kanë arritur të renditen në një preferncë më të lartë. Ngritja bëhet autoatikishtë në varësi të pikëve. Pas kësaj, duke filluar nga 1 tetori deri në 7 tetor, fituesit do të kenë mundësi ti nënshtrohen procedurave të regjistrimit, pranë sekretarive mësimore. 

Dalja e formularit A3, në të cilin nis raundi i dytë i konkurrimit për ata që janë jashtë fazës së parë do të behët pas dy javësh.