Ura e Hoshtevës, reagon Drejtoria e Kulturës në Gjirokastër: Rrjedha e ujit ka marrë rreth 80 metra tokë të bregut të lumit, përfshi edhe mbështetjen e monumentit (FOTO)

Pas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, reagim për cështjen e rrëzimit të Urës së Hoshtevës ka bërë edhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër. Përmes një deklarate ky institucion sqaron hapat e ndjekur para dhe pas rrëzimit të objektit. Më poshtë sqarimi i plotë i DRKK Gjirokastër dhe fotot e bëra përgjatë inspektimit të dy ditëve.

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të paparashikuara të ditëve të fundit, si pasojë e kushteve ekstreme të motit, është dëmtuar për fat të keq ura e Hoshtevës, monument culture Kat.I, shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës mre Vendim Nr. 2509/1 datë 30/06/1983, e ndërtuar mbi lumin e Zagories, DRKK Gjirokastër gjatë inspektimeve të saj në këtë monument ka konstatuar problematika në krahun e urës nga ana e fshatit Hoshtevë dhe terrenin përreth saj.
Nisur nga këto problematika të evidentuara si dhe nga shqetësimet e ardhura nga Bashkia Libohovë po edhe nga komuniteti, Ministria e Kulturës ka deklaruar financimin për restaurimin e urës në buxhetin e vitit 2018, shoqëruar me projektin e ndërhyrjes i cili është hartuar bazuar në konsultimet me specialistë dhe ekspertë të fushës.

Në dt. 6 janar 2018 një ekip i DRKK Gjirokastër, shoqëruar edhe nga një ekspert i jashtëm profesionist ka inspektuar monumentin dhe përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme nisur edhe nga gjendja e re e krijuar në monument pas reshjeve të shumta të fundvitit dhe nisi menjëherë puna për rikualifikimin e projektit. Ndërhyrjet në krahun verior të urës nga ana e fshatit Hoshtevë dhe në vetë bazamentin e saj, do të kërkonin dajakosje të krejt harkut, dajakosje që do të mbështetej në shtratin e lumit. Për arsye të prurjeve të shumta dhe të rrembyeshme të lumit në këtë periudhë të vitit, plus rrëkeve të ujrave gjatë gjithë shpatit dhe rrugës gati të paaksesueshme, shumë e vështirë për këmbësorë dhe kafshë nga fshati Hoshtevë deri te ura dhe krejt e pamundur për mundësi transoporti me mjete motorike, ishte krejt e pamundur që këto ndërhyrje të kryheshin në këtë periudhë të vitit, prandaj u konkludua që ndërhyrja të kryhej në një periudhë tjetër, më të shpejtë të mundshme të përshtatshme. Menjëherë me sinjalizimin për dëmtimin e urës në dt. 4.02.2018 e në vazhdim, një grup specialistësh të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe DRKK Gjirokastër shkuan në objekt për të verifikuar situatën dhe analizuar shkaqet. Siç u përmënd edhe më sipër rruga/monopati deri te ura ishte mjaft e vështirë dhe në një terren të aksidentuar. Gjatë gjithë rrugës dhe shpatit nga fshati Hoshtevë deri poshtë në arat buzë lumit kishte rreke uji të cilat jo vetëm vështirësonin lëvizjen por poshtë te arrat krijonin ujra nëntokësorë duke frynë gjithë brezin e butë të dheut të arrave, i cili është i vendosur mbi shtreat e flishit dhe shtufeve të rëshqitshme. Kjo është lehtësisht e dallueshme në shpatin e lumit nga krahu i fshatit Hoshtevë

Nga inspektimi në vend u konstatua se: Harku dhe mbështetja veriore e urës ishin shkatërruar totalisht dhe gjendeshin si grumbull gurësh në shtratin e lumt, ndërsa qëndronte vetëm mbështetja jugore e saj. Nga vrojtimi rezulton gjithashtu se mbështetja e krahut verior të urës ishte realizuar duke veshur shkëmbin me gurë në pjesën e poshtme dhe në pjesën e sipërme mbështetej në formacion dheu me prani të lartë të ujërave nëntokësorë. Këto ujëra rridhnin gjatë gjithë shpatit duke krijuar shkarje dhe presion të lartë mbi tërë shpatin e lumit dhe mbi vetë urën dhe si pasojë shkëputje masive të formacionit të dherave të shpatit verior të lumit në një shtrirje rreth 80 m, duke përfshirë edhe mbështejen veriore të monumentit. Rrjedhja e ujërave nëntokësorë dhe shkëputja e formacionit të dherave vazhdonin edhe në dt. 5.02.2018. Prurjet në lumin e Zagorisë ishin në sasi të konsiderueshme dhe mjaft të rrëmbyeshme. Referuar konstatimeve të mësipërme grupi i ekspertëve konkludoi se: Pavarësisht problematikave të dukshme në bazamente, shkaqet që kanë sjellë humbjen e qëndrueshmërisë, prishjen e skemës statike dhe shkatërrimin e urës janë shkëputjet masive të dherave në pjesën e sipërme në pjesën veriore.

Image may contain: plant, tree and outdoor

Image may contain: mountain, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: mountain, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, plant, sky, bridge, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature

Image may contain: tree, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: outdoor, nature and water

Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: sky, tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: mountain, plant, sky, tree, grass, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: one or more people, people standing, tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree and outdoor

Image may contain: mountain, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: mountain, sky, outdoor, nature and water