Ushqim bio dhe seks i egër, sekreti i fshatit me rekord 100-vjeçarësh

sex_2Një fshat në Itali, ku më shumë se një në 10 banorë i arrijnë 100 vitet e jetës, ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë. Banorët thonë se ai është vetëm një: “ngrënia e gjërave të shëndetshme”.

Shkencëtarët i kanë kaluar gjashtë muajt e fundit duke bërë kërkime për të parë se përse banorët e Acciarolit, një fshat i vogël në bregun perëndimor të Italisë, 90 milje larg Napolit, jetojnë kaq gjatë.

Ata thonë se çelësi qëndron tek dieta e tyre e shëndetshme, por edhe tek jeta seksuale. Aty, çiftet, përfshirë edhe të moshuarit, kanë një jetë seksuale të shfrenuar.