Vdekje e mistershme në Gjirokastër, 66-vjeçari gjendet i pajetë anës rrugës

Një burrë në Gjirokastër ka gjetur vdekjen në mënyrë të mistershme, gjatë së dielës ku në fshatin Topollaraj, në rrugë pranë një stalle bagëtish nga kalimtarë të rastit, është gjetur i vdekur, H.Ç., 66 vjeç.

Në trupin e viktimës me banim në fshatin Arshi Lengo, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një goditje në zemër ndërkohë që rrethanat e sakta.
Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e të moshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për vlerësim