Vende të lira pune në spital, deputeti i Gjirokastrës pyet Ramën: Ku e more këtë model?

Deputeti i PD Tritan Shehu, ka reaguar pas shpalljes së listave të infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë, të cilët do të testohen per 416 vende te lira pune. Ai ngre pyetjen se nga e ka marrë kryeministri Rama këtë model, që sipas tij është super centralist e i politizuar. Deputeti Shehi shprehet se kjo perzgjedhja do i perngjasojë “komedisë”.

Reagimi i Tritan Shehit:

Kam një pyetje per ju z.kryeminister:
“Nga e keni “importuar” këtë model super centralist e të politizuar të “perzgjedhjes” nga qendra e infermierëve për të gjitha institucionet e vendit? Po jua bëj juve pyetjen, se ju e ideuat e meqë sot shpallet “listat paraprake!!!
Në komunizëm nuk kishte kaq centralizim, ndoshta e keni marrë nga Kim Jong Un! Perzgjedhja sic duket do i perngjajë “komedisë” së drejtorëve të spitaleve tona. Dhe pastaj flisni për decentralizim, spital ndërmarje, autonomi”, shprehet Shehi në facebook.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, shpalli listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.