Vera më e nxehtë e 30 viteve të fundit, të premten ‘digjet’ Gjirokastra, temperatura shkon në…

Dita e shtunë do të shënojë temperatura mjaft të larta që do të kulmojnë me 40 gradë Celsius në mesditë, ndaj meteorologët lshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes.

Masa kryesore që duhet të merret, sipas tyre shtë evitimi i daljeve dhe ekspoziimit në diellë, nga ora 9 e mëngjesit e deri në 17 pasdite.

“Gjatë ditës së premte vlera me  e lartë do të arrihet në jug perëndim të Shqipërisë në zonën e Gjirokastrës dhe Kuçovës, diku te 38-39 gradë. Kjo do jetë vlera më e lartë. Këto vlera të larta kanë sjellë probleme sic mund të imagjinohet në femomenin e zjarreve në pyje, që këto ditë janë shtuar. Vetëm ditën e djeshme u dogjën 300 rrënjë ullinj. Megjithatë ditët e para të korrikut do të sjellin një ulje me 4-5 gradë celcius. Sipas parashikimeve, kjo pritet që të jetë vera më e nxehtë e 30 vjeçarit të fundit”, thote per Ora News, Metodi Marku përfaqësues i IGJEUM, duke sqarar se gjatë këtyre ditëve, mund të ketë rrezik për zjarrë, ndaj duhet bërë kujdes.