Vetëm 8 vota në Gjirokastrën e Enverit, kreu i PKSH nuk duron më: U vodhën votat e komunistëve!

Partia e Komuniste e Shqipërisë konkurroi me 143 kandidatë në zgjedhjet e 25 qershorit. Siç ishte e pritshme, ajo mori një rezultat të dobët në zgjedhje. Deri një ditë para votimit, kryetari i PKSH-së, Muharrem Xhafa (në foto me Nexhmije Hoxhën) i bënte thirrje ndjekësve të votonin nr. 16, pra partinë që ai drejton.

GSH.al kontrolloi rezultatet e kësaj partie dhe vuri re se PKSH ka marrë 1024 vota ose 0.6% në rang kombëtar. Por, ajo që bie në sy është se në vendlindjen e themeluesit të Partisë Komuniste, Enver Hoxhës, kjo parti ka marrë 8 vota. Mund të thuhet se në qytetin e Gjirokastrës, përkundër 10 mijë votave të PS-së dhe 5.898 të PD-së, janë edhe 8 nostalgjikë “të kuq”. (grafiku më poshtë)

Nga ana tjetër, Peza, një tjetër bastion “i kuq” i ka dhënë PS-së 63% të votave, ndërsa PD-së vetëm 15.9%. Ndërkohë, Partia Komuniste ka marrë në Pezë… 1 votë. (grafiku më poshtë)

Por, kete realitet nuk e ka pranuar kreu i PKSH-së, Muharrem Xhafa. Sipas tij, vota e komunisteve u tjetersua.

DEKLARATA E PLOTE E MUHARREM XHAFES

Borgjezia nuk mund t’i fshijë nga jeta politike e shoqerore e vendit Partine Komuniste dhe alternativen e saj!

Krejt ndryshe nga si mendojne disa njerez, kete e treguan edhe zgjedhjet e 25 qershorit 2017!

Nje mik” me dergonte ne fb. foton qe shihet dhe nje tekst se PKSH-ja ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ka marre ne Gjirokaster, ne vendlindjen e Enver Hoxhes, 8 vota dhe ne vendlindjen e Myslim Pezes, ne Peze, 1 vote! Ndersa ne shkalle vendi rreth 1027 vota?!

Mesazhi ishte krejt i qarte, po “miku” kishte “harruar” te thoshte “nje gje te vogel” : O njerez, ja nje prej deshmive me tronditse te vjedhjes dhe tjetersimit te votave te komunisteve ne zgjedhjet kuvendore te 25 qershorit 2017!

A ka gjirokastrit, pezak e shqiptar te ndershem, qe ta pranoje nje genjeshter te tille si te vertete?! Mbase, po veshtire eshte te kete! U leverdis, kjo dihet, po edhe bijte e bashkepunetoreve te fashizmit, edhe antikomunistet e antienveristet prej Peze, Gjirokastre e rrethesh te tjera te vendit, nuk e besojne nje genjeshter te tille!

Parti politike te borgjezise herepashere do te eleminohen nga jeta politike e shoqerore e vendit, po kjo nuk do te ndodhe kurre me Partine Komuniste te Enver Hoxhes!

Sidoqofte, komunistet duhet dhe do te nxjerrin mesimet e nevojshme!