Vetëm mrekullia e kualifikon Shqipërinë (përllogaritja për ndeshjet e fundit)

93fb94f5-2ab5-40da-a98c-351dba1a00d7Fitorja e Turqisë 2 – 0 ndaj Çekisë i uli shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016. Matematikisht kombëtarja është ende në lojë, por që të arrijë kualifikimin, sipas përllogaritjeve të bëra nga lapsi.al, i duhet një mrekulli. Italisë i duhet të fitojë me Irlandën, Hungarisë të mundë Portugalinë dhe Belgjikës të fitojë me Suedinë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kualifikohet Shqipëria si një ndër 4 ekipet më të mira të 6 vendeve të treta.

Aktualisht, në krye të listës së vendeve të treta qëndron Sllovakia me 4 pikë dhe me 3 gola të shënuar e 3 të pësuar. Irlanda e Veriut është në vendin e dytë me 3 pikë dhe me 2 gola të pësuar e 2 të shënuar. Turqia, me fitoren e djeshme ndaj Çekisë është në vendin e tretë me 2 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. 

Shqipëria renditet e katërta me 3 gola të pësuar dhe 1 të shënuar. Në vendin e pestë është Portugalia me 2 pikë dhe me 1 gol të shënuar e 1 të pësuar, por që duhet të luajë edhe ndeshjen e sotme kundër Hungarisë që ka 4 pikë në grupin F. Suedia shtë në vendin e 6 të ekipeve të vendeve të treta në grupe me 1 pikë  dhe me dy gola të pësuar e 1 të shënuar. Në ndeshjen e sotme kundër Belgjikës Suedisë i duhet vetëm fitorja për të kaluar turin. Ndërkohë që Belgjika kualifikohet edhe në rast humbje, pasi ka 3 pikë, por me 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.