VIDEO/ Brenda muzeut të armëve në Kalanë e Gjirokastrës

Muzeu_i_armëve_në_GjirokastërKoleksioni i armëve dhe galeria e topave në Kështjellën e Gjirokastrës. Kalaja e Gjirokastrës është ndër kalatë më të mëdha, jo vetëm në Shqipëri.

Brenda kështjellës, e cila ka rëndësi historike, ka po ashtu edhe atraksione të shumta. Në këto ambiente është edhe përmbajtja e veçantë dhe koleksioni i armëve, që njihen si galeria e topave dhe muzeu i armëve.

Nga hyrja në portën e kalasë ndodhet galeria e topave, ku janë të ekspozuara artileritë e braktisura apo të kapura të forcave pushtuese naziste të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në fund të saj është një tank italian, i prodhuar nga “Fiati” në periudhën 1941-1943, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Më pas vjen Muzeu Kombëtar i Armëve, i cili është i vendosur në një pjesë të burgut të dikurshëm.

Muzeu Kombëtar i Armëve, në të cilin paraqitet zhvillimi i armëve ndër vite në Shqipëri, është tejet i pasur dhe krahas kështjellës së Gjirokastrës dhe atraksioneve të tjera brenda saj, vlen të vizitohet dhe kësisoj të mësoni edhe për historinë e pushtimeve të Shqipërisë.

Elida Mati, Udhërrëfyese në Muzeun Kombëtar të Armëve, shpjegon në detaje përmbajtjen dhe koleksionin e veçantë këtu.