VIDEO/ Flamur Golemi hap fushatën në vendlindje: Nuk do t’ju tradhtoj kurrë!

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Flamur Golemi ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në fshatin e tij të lindjes, Fushëbardhë. Duke folur para banorëve të fshatit, ai është shprehur se do të jetë gjithmonë pranë tyre si deputet i ardhshëm i Gjirokastrës, njësoj siç ka qenë prej shumë vitesh edhe si mjek.

“Nisja zyrtare e fushatës aty ku unë kam hedhur hapat e parë, ku jam rritur e derisa u bëra burrë. Faleminderit Fushëbardha për mbështetjen dhe mikpritjen që s’e keni kursyer kurrë. Njësoj dhe unë, kurrë s’kam për ta tradhtuar besimin tuaj dhe të çdo banori tjetër në Gjirokastër, që në 25 qershor do të votojë Partinë Socialiste. Siç kam qenë mjeku i të gjithëve do të jem edhe deputeti i të gjithëve”, shkruan Golemi teksa publikon edhe video nga takimi.