VIDEO/ Ish-ministri Ksera me pranga në duar

spiro-ksera-2Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera ka mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nisja nga komisariati i policisë Gjirokastër është bërë rreth orës 02:00.

Në furgonin e patrullës “Shqiponja” që shoqëronte Kserën ishte edhe një prokuror.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Ora News, ish-ministri ishte me pranga në duar në momentin kur zbriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai akuzohet për korrupsion bashkë me disa zyrtarë të tjerë.