VIDEO/ Kolazhi i Ramës me pamje nga Gjirokastra dhe Libohova

Kolazh me disa prej thesareve të natyrës dhe të trashëgimisë historike nga qarku i Gjirokastrës. Kjo ka qenë ajo që ka përzgjedhur numri një i Qeverisë, Edi Rama, i cili është rikonfirmuar tashmë edhe për katër vitet e ardhshme, për të uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”.

Ja statusi i plotë  

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë kolazh të disa prej thesareve të natyrës dhe të trashëgimisë sonë historike nga qarku i Gjirokastrës.