VIDEO/ Kultivonte hashash me neon në magazinë, arrestohet 56-vjeçari nga Lazarati

muzafer-mamo-droga-2Një burrë është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur duke rritur një sërë bimësh kanabis sativa. Policia ka bërë të ditur se ka shkatërruar një serë ku kultivohej bimë narkotike me llamba elektrike. Asgjësohen rreth 350 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë kultivuesi i bimëve narkotike.

Oficerët e sektorit për Narkotikët në Policinë e Gjirokastrës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të vjetër kultivohej bimë narkotike me anë të llambave elektrike, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Neonët”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Muzafer Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat, Gjirokastër. 

Ky shtetas në vendin e quajtur zona “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të vjetër në pronësi të tij, ku një nga ambientet e kësaj magazine me sipërfaqe rreth 70 m2 ishte përshtatur si serë me sistem ngrohje me llamba elektrike, u gjetën të kultivuara 350 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashkë me disa bimë narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. 

Akzvh9VtwUpWLyp-0Zb5bgRcawEA85Y3KuDFz1W7LdLDAkf_1jl_nbp4uDFG-gEj7uLP-DEHjpymU9fhaVYsK6yKAoHskk372CwjMcKx1qEj3Q4QWJ2Uc2ZUUQMGbLZrqa_jAoSA1IldOX321J7exaMCLPM-lPWDiOjRJqkosyJJxgxBAlABZgR6wMA4hHIRykyGx0SsJzprlfsOVKeRnACEaSFvAsJNFHqQ0VkanHXhvNOOvHsBdlQYOujDps3Wrnq5M56IAqNAw0p5ZbT9Nn5NfS22Ul0ZLjhX3FklH3Qc97xEMk9KAsrGmmgDu0rSCOmN1W5fx4ssXp-PIh31g9MSmzS6Dq63