VIDEO/ Mbishkrimi “Tavo” në fanellën e Luftëtarit, debate në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës

Screenshot_4-44Tre ditë më parë ekipi i futbollit Luftëtari i Gjirokastrës, me fitoren e arritur nga Apolonisë së Fierit me rezultatin 2-1 në stadiumin e Gjirokastrës, ka mjaftuar që të hyjë në elitën e futbollit vendas në Superligë.

Mirëpo në fund të takimit, lojtarët vendas, veshën një fanellë me ngjyrë të bardhë, ku falenderohej deputeti i LSI Vangjel Tavo. Kjo në fakt, ka krijuar një irritim tek tifozët dhe sportdashësit gjirokastritë të cilët nuk e kanë duruar dot këtë fakt dhe janë larguar të zhgënjyer nga stadiumi.

Në mbështetje të tyre, ka qenë edhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, të cilët e kanë dënuar këtë veprim dhe e kanë quajtur një skandal të turpshëm përfshirjen e politikës në sport aq më tepër të një deputeti të mazhorancës.

Sipas kreut të PD në Gjirokastër, veprimi në fjalë është i pafalshëm ndërkohë që falenderimet duhet të shkojnë për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe Bashkinë e Gjirokastrës, ku akorduan disa muaj më parë, një shumë prej 240 milionë lek të vjetra për Klubin e Sportit Luftëtari.

Skandali me bluzat që falenderonin deputetin Tavo, e kanë dënuar të gjithë këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, si dhe dy këshilltarë të PS të cilët e kanë quajtur abuzim./Syri.net